All Categories
Get it between 2025-01-22 to 2025-01-29. Additional 3 business days for provincial shipping.
Shqiperia dhe Tokat e Lirueme 1939-1946, vellimi i pare, eshte botimi i dyte i permiresuar ne vitin 2019, i te njejtit titull nga ana e autorit K.jo monografi ka në fokus të shqyrtimit, Historinë e Shqipërisë dhe të “Tokave të Lirueme” gjatë periudhës së viteve 1939 – 1946, dhe ndahet në tre faza studimore: 1. Periudha e pushtimit nga Italia Fashiste; 2. Periudha e pushtimit gjerman; 3. Periudha e pasçlirimit, ose e vendosjes së regjimit të terrorit komunist. Studimi mbyllet me ngjarjet në Shqipëri dhe për Shqipërinë gjatë vitit 1946.Studimi përfshin historinë e shtetit shqiptar dhe të “Tokave të Lirueme” (trojeve etnike shqiptare jashtë kufirit shtetërorë të vitit 1921), si dhe historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare për Shqipërinë, në harkun kohor 1939-1946. Përcaktimi “Toka të Lirueme” është një term i kultivuar kryesisht nga politika fashiste italiane, por i bazuar në një realitet ndarjeje territoriale të trevave të banuara nga shqiptarët dhe mbi një aspiratë historike të nacionalizmit shqiptar. Ai term nënkuptonte Kosovën, Çamërinë, Malësinë, Ulqinin, Tivarin, Anën e Malit, Krajën, Dibrën, Tetovën, Gostivarin, Shkupin, Strugën. Pas muajit prill të vitit 1941, ky bashkim u bë një realitet dhe jeta politike, ekonomike, kulturore dhe sociale shqiptare, u zgjerua në një hapësirë shumë më të gjerë në Ballkan. “Shqipëria dhe “Tokat e Lirueme”, 1939-1946 është një histori e jetës dhe e fatit të shqiptarëve në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe në 15 muajt pasues të kësaj kohe dramatike, të cilat për këtë komb qenë edhe më tragjike, nga pikëpamja e humbjeve njerëzore dhe shkatërrimit të perspektivës së bashkimit dhe europianizmit.